Politike

‘Të dehur në seancë’, Përjashtohen 10 ditë nga parlamenti deputetët e PD, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj

Kuvendi vendosi përjashtimin për 10 ditë të deputetëve të PD-së Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Vendimi erdhi pas përplasjes së tyre në seancën plenare me kryeministrin Edi Rama.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për Vlerësimin vendosi të pranojë propozimin e 7 deputetëve të PS-së duke përjashtuar 10 ditë deputetët me arsyetimin se shkelën etikën. Në shkresën e socialistëve thuhet se dy deputetët shkuan të dehur dhe përdorën gjuhë të rëndë fyese.

Ndërkohë që do të kryhej votimi në parim i buxhetit të vitit 2023 një ditë më parë, dhe seanca u ndërpre për t’i lënë kohë teknikës të përgatitej, dy deputetë të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj u konfliktuan me kryeministrin Edi Rama.

Garda e Republikës rrethoi foltoren e Kuvendit ndërsa kryeministri Rama ka komunikuar me kryetaren e Kuvendit Lindidta Nikolla, të cilës i  kërkoi përjashtimin e dy deputetëve të PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë