Kuvendi vendosi përjashtimin për 10 ditë të deputetëve të PD-së Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.
Vendimi erdhi pas përplasjes së tyre në seancën plenare me kryeministrin Edi Rama.
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për Vlerësimin vendosi të pranojë propozimin e 7 deputetëve të PS-së duke përjashtuar 10 ditë deputetët me arsyetimin se shkelën etikën. Në shkresën e socialistëve thuhet se dy deputetët shkuan të dehur dhe përdorën gjuhë të rëndë fyese.
Ndërkohë që do të kryhej votimi në parim i buxhetit të vitit 2023 një ditë më parë, dhe seanca u ndërpre për t’i lënë kohë teknikës të përgatitej, dy deputetë të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj u konfliktuan me kryeministrin Edi Rama.
Garda e Republikës rrethoi foltoren e Kuvendit ndërsa kryeministri Rama ka komunikuar me kryetaren e Kuvendit Lindidta Nikolla, të cilës i kërkoi përjashtimin e dy deputetëve të PD.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje