Nga Gazeta Si – Të martën e 15 nëntorit, kryetari i PD-së, Sali Berisha njoftoi se ishin mbi 200 emra kandidatësh për primaret dhe se ai kishte thirrur mbledhjen e kryesisë për t’i kaluar formalisht.
Por në fund të fjalës së tij, Albana Vokshi e cila drejton procesin e organizimit për primaret tha se do të kalonin emrat e vetëm 26 degëve për 61 bashkitë.
LEXO EDHE:
LISTA – Primaret në PD, Kryesia miraton emrat vetëm për 26 bashki
“… Kryesia i shqyrtoi një e nga një kandidaturat e propozuara dhe vetëpropozuara në degë dhe i miratoi ato”, tha Vokshi në fund të mbledhjes duke renditur emrat e kandidatëve për 26 degë ndër to Tirana, Durrësi dhe Elbasani.
Kryesia e PD, sipas saj, do të vazhdojë të qëndrojë e mbledhur dhe menjëherë sapo Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale do të shqyrtojë një pjesë të degëve, do ia kalojë kryesisë për miratim.

Një proces në dukje formal por që shtyn edhe për jo pak ditë gjithë procesin e zyrtarizimit të kandidaturave që pritet të përmbyllet me votimin e 4 dhjetorit.
Burime nga PD-ja thanë se ky është një proces formal që nuk lidhet me ndonjë pengesë apo mungesë emrash serioze nga baza për të garuar për bashkitë.
Por diskutimet mbeten sa kohë që, përpos afateve të vendosura, PD e ka lënë të hapur fushën për emra të rinj që mund t’i futen garës edhe pas 12 nëntorit.
Kandidatët deputetë
Për Tiranën po synon të fitojë primaret Belind Këlliçi i cili ka filluar fushatën në bazë dhe është shprehur i gatshëm të dorëzojë mandatin e deputetit.
Një gjë të tillë po e bën edhe nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi i cili do të lërë edhe ai mandatin e deputetit.
Për të kaluar tek Zef Hila ish-kryetar i bashkisë së Vaut të Dejës që do të lerë mandatin e deputetit për t’ia lënë vendin Bardh Spahisë që nuk do ta pranoje as ky i fundit, sa kohë është zyrtarizuar nga kryesia kandidat për Bashkinë e Shkodrës.
Deputeti Ramadan Lika është nga tjetër emër i kuotuar për Malësinë e Madhe edhe pse ende asgjë zyrtare apo edhe deputetja Elda Hoti e qarkut të Lezhës që mund të garojë për Bashkinë e Kurbinit.
Ndërkohe për Durrësin është zyrtarizuar emri i Igli Carës edhe ky i fundit një figurë politike, jo vetëm kryetar aktual i PD-së së Durrësit por edhe ish-deputet. Ashtu siç është zyrtarizuar edhe emri i Ledina Aliollit për Korçën një nga tre kandidaturat që do të futet ne votimin e primareve e cila më herët ka qenë deputete e PD.
A ka mungesë emrash nga baza për Bashkitë sa kohë që po vetësakrifikohen deputetet, apo Berisha po synon të puntojë me kandidatë politikë këto zgjedhje në ato zona ku PD-ja synon të rekuperojë? Kjo mbetet për tu parë deri në fund të procesit të zyrtarizimit të emrave për 61 bashkitë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje