Luçiano Boçi është nënkryetar i Partisë Demokratike dhe fitoi mandatin e deputetit duke thyer herësin në qarkun e Elbasanit.
Për të lënë këto pozicione, Boçi duket se ka marrë sigurinë e plotë nga strukturat që t’i futet një tjetër gare asaj për Bashkinë e Elbasanit. Dhe kur behet fjala për mbështetje duhen bërë llogaritë edhe me grupin tjetër të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj të cilët kanë filluar gjetjen e kandidatëve në bazë.
Një ndër emrat e përfolur krahas Bocit ka qenë edhe Aurel Bylykbashi një tjetër funksionar ndër vite i PD-së në degën e Elbasanit me lidhje të ngushta me Lulzim Bashën.
Bylykbashi sa duket është tërhequr nga kandidimi për t’i lënë vend vetëm një emri në votim, atij me te cilin ka bashkëpunuar ndër vite në degën e Elbasanit, Luçiano Boçi.
Në konferencën për shtyp për mediat, ku shpalli edhe kandidaturën, Luçiano Boçi konfirmoi se ai ishte kandidati i vetëm zyrtar i opozitës në garën për Bashkinë e Elbasanit.
“Kam bindjen se do të arrijmë të thyejmë tabunë e ndarjes politike dhe të japim shembullin se si domosdoshmëria e një formatimi kërkohet nga vetë qytetarët. Qytetarët e Bashkisë së Elbasanit janë të zemëruar për shkak se shërbimi i pushtetit lokal nuk shkon tek ata. Kalkulimet politike janë të domosdoshme dhe ata na bindin që në këtë betejë PD do të jetë fituese.
Në dijeninë time tani për tani në mbarim të afatit rezultoj të jem kandidati i vetëm në primaret e PD për bashkinë e Elbasanit.
Është merita e gjetjes së gjuhës së përbashkët mes personave me reputacion politik…
Vendimi për të kaluar në garën për pushtetin lokal ka qenë i atyre që më kanë votuar. Kalkulimet janë në funksion të demokratëve…”, tha ai.

I pyetur më konkretisht rreth negociatave mes vetë PD-së, Boçi sqaroi:
“Grupimin tjetër unë e artikulova, kam dhe dakordësinë e tyre, nuk është deklaratë formale. Kontaktet tona kanë qenë dhe janë të vazhdueshme e kontaktet e mia personale do jenë të vazhdueshme për të realizuar atë fuzionim të gjitha forcave tona që i kemi pasur dikur, i kemi e do i shtojmë që të arrijmë objektivin e fitores në Bashkinë e Elbasanit”.
“Nuk kam raste që ka anëtarë apo njerëz të tjerë simpatizantë që janë kundër daljes së një kandidati se ai që propozon, propozon një e nuk vendos kushte që duhet patjetër që njëri të ketë përballë një tjetër.
Përballjet konceptohen si gara dhe simpatie dhe dakordësie dhe mund të jenë dhe me një kandidat si në rastin tim por më tej do ketë një vendimmarrje të Kryesisë së PD.
Rasti im nuk mund të jetë rasti i vetëm, unë e artikulova si rast bashkëpunimi dhe dakordësisë midis atyre që kanë qenë të interesuar për të marrë pjesë në garë…”, tha ai
Me futjen në garë për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi duhet të lërë mandatin e deputetit. Por kush e zëvendëson?
“Personi që më zëvendëson është Qani Xhafa është një nga njerëzit më me influencë në zonë. Ka marrë një numër të madh votash. Ka dhënë rezultate që banorët e vlerësojnë…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje