Politike

Martin Biba: Bashkoj gjithë demokratët për Primaret e Mirditës   

Martin Biba është emri i parë i listës së kandidatëve që prezantohet nga selia blu për primaret e Mirditës.

“I privilegjuar të jem këtu para jush pasi Partia Demokratike e Shqipërisë, kjo forcë politike që mundi diktaturën më të egër, ka shpallur proçedurialisht listën e kandidatëve për në Primare në Mirditë.

Mirënjohës për secilin prej atyre që më nxitën dhe më mbështesin në këtë kandidim për bashkinë Mirditë.

Besoj se Partia Demokratike ka ofertat e duhura për të dalë me sukses në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, duke ia kthyer këtë Bashki mirditorëve”, tha Biba.

Duke përshëndetur edhe emrat e tjerë, Biba shprehet ndër radhë se ai është emri që bashkon gjithë demokratët.

“Dashamirës dhe rivalizues i drejtë me të gjithë kandidatët në këto Primare, shpreh vlerësimet pozitive për secilin, ndërsa bart frymën e bashkimit të demokratëve mirditorë, sikurse i ka hije momentit politik, të një Mirdite dhe Shqipërie të rrezikuar ekstremisht nga shpopullimi dhe varfërimi”. Por jo vetëm. Emri i tij sa duket përbashkon edhe PL-në në këtë zonë, si pjesë e marrëveshjes mes dy partive në opozitë.

Mardin  Biba ka garuar më parë në emër të PD për deputet dhe është angazhuar edhe në organet e larta vendimmarrëse për sportin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë