Politike

Për herë të parë një president gjerman vjen në Shqipëri

Gazeta Si – Për herë të parë Shqipërinë do ta vizitojë një president i Republikës Federale të Gjermanisë. Presidenti federal, Frank-Walter Steinmeier, do të udhëtojë nga data 29 nëntor deri më 2 dhjetor drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Sipas presidencës gjermane, Steinmeier do të qëndrojë në Shqipëri më 1 dhe 2 dhjetor. “Kjo është hera e parë në 27 vjet, që një president gjerman viziton Republikën e Shqipërisë.

Presidenti federal Steinmeier ka pasur mundësinë të njihej me Tiranën dhe të zhvillonte bisedime në detyrën e tij të mëparshme si Ministër i Jashtëm”, – thuhet në njoftimin për median.

Presidenti federal gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Gazeta Si, 22 nentor 2022

Presidenca gjermane njofton se pas bisedimeve politike me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama, ndër të tjera, presidenti federal do të mbajë një fjalim para parlamentit në Tiranë.

Gjithashtu, është planifikuar një vizitë në Muzeun e Sigurimit “Shtëpia e Gjetheve”, një diskutim se si të përballemi me të kaluarën komuniste dhe një bisedë me nxënës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Berat, Presidenti federal do të marrë përshtypjen e bashkëpunimit gjermano-shqiptar për zhvillim.

Fokusi i udhëtimit është situata në rajon, efektet e luftës së agresionit rus në Ukrainë dhe mbështetja e vazhdueshme e Gjermanisë për perspektivat e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Udhëtimi shihet si një sinjal i mëtejshëm se Gjermania po mbështet dhe ndjek intensivisht rrugën europiane të rajonit në tërësi dhe të Shqipërisë në veçanti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë