Kryeministri Edi Rama ndodhet në Madrid ku po merr pjesë në Kongresin XXVI të Internacionales Socialiste ku sot zgjidhet President i ri, kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez.
“Në Kongresin XXVI të Internacionales Socialiste, ku sot zgjedhim Presidentin e ri, kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Kongresi XXVI i Internacionales Socialiste mbahet në Madrid, Spanjë, më 25-27 nëntor, i organizuar nga Partia e Punëtorëve Socialiste Spanjolle, PSOE.
Këshilli u mblodh mëngjesin e 25 nëntorit. Një ditë para takimit u mbajtën mbledhjet e komisioneve statutore dhe darka e punës së presidiumit.
PS është pjesë e Internacionales Socialiste prej vitit 1999. Kryeministri Edi Rama është zgjedhur zëvendëspresident i Internacionales Socialiste. Ky është mandati i dytë i Kryeministrit Rama si zëvendëspresident ndërsa mandatin e parë e kishte në vitin 2013.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje