Politike

Rama në Madrid në Kongresin e Internacionales Socialiste

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Madrid ku po merr pjesë në Kongresin XXVI të Internacionales Socialiste ku sot zgjidhet President i ri, kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez.

“Në Kongresin XXVI të Internacionales Socialiste, ku sot zgjedhim Presidentin e ri, kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kongresi XXVI i Internacionales Socialiste mbahet në Madrid, Spanjë, më 25-27 nëntor, i organizuar nga Partia e Punëtorëve Socialiste Spanjolle, PSOE.

Këshilli u mblodh mëngjesin e 25 nëntorit. Një ditë para takimit u mbajtën mbledhjet e komisioneve statutore dhe darka e punës së presidiumit.

PS është pjesë e Internacionales Socialiste prej vitit 1999. Kryeministri Edi Rama është zgjedhur zëvendëspresident i Internacionales Socialiste. Ky është mandati i dytë i Kryeministrit Rama si zëvendëspresident ndërsa mandatin e parë e kishte në vitin 2013.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë