Bota

Akuzoi njësitë çeçene në luftën e Ukrainës, Rusia proteston për deklaratat e Papës

Gazeta Si – Papa Françesku u përfshi në polemika me Moskën për shkak të një deklarate, ku kritikoi ashpër veprimet e njësive luftarake buriate dhe çeçene me përbërje etnike gjatë pushtimit rus në Ukrainë.

Duke folur në një intervistë për revistën jezuite “Amerika”, Papa i quajti ata “mizorë”. “Më mizorët janë ata që janë pjesë e Rusisë, por nuk kanë tradita ruse, si çeçenët, buriatët e të tjerë”.

Ministria e Jashtme ruse, përmes zëdhënëses Maria Zaharova akuzoi Papën për racizëm, duke i konsideruar këto deklarata si “degjenerim”.

“Kjo nuk është më ‘Rusofobi’, por një degjenerim i nivelit të papërshkrueshëm. Ne jemi një familje me burjatët, çeçenët dhe përfaqësues të tjerë të vendit tonë shumë-etnik”.

Polemikat i japin goditje përpjekjeve të Vatikanit që ofroi ndërmjetësim mes Kievit dhe Moskës për uljen e tensioneve, të cilin Kremlini e mirëpriti.

Ndërkohë, ambasadori rus në Vatikan, Alexander Avdeev, i tha agjencisë së lajmeve RIA Novosti se ai kishte shprehur “indinjatën” e Moskës ndaj Selisë së Shenjtë për fjalët e Papës në një intervistë me revistën jezuite “America” në lidhje me aktet e mizorisë së trupave ruse në Ukrainë, sidomos buriatët dhe çeçenët.

“Unë shpreha zemërim për insinuatat e tilla dhe theksova se asgjë nuk mund të dëmtojë kohezionin dhe unitetin e popullit shumëkombësh rus”, – tha ambasadori.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë