Gazeta Si – Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier deklaroi gjatë vizitës në Tiranë se Gjermania do të vijojë të jetë në krah të Shqipërisë.
“Të rrisim bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ju kontribuat që në Berlin të mund të shkruheshin marrëveshje të rëndësishme, janë një gur kilometrazhi, në mënyrë domethënëse, më tej edhe për qytetarët do të jetë e mundur për të udhëtuar vetëm me një dokument identifikimi, ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjeve do të shkurtojnë distancat mes tregjeve të vendeve të Ballkanit duke e shndërruar rajonin për ta bërë më atraktiv dhe më konkurrues, vitin e ardhshëm këtu në rajon do të zhvillohet samiti i Berlinit, në këtë vit u miratua një deklaratë e përbashkët në sektorin e energjisë që përmban angazhime, në këtë krizë aktuale ku flasim për energjinë, transformime, gjermania dhe BE-ja, duke qenë se Gjermania ka rolin e dotanorit më të madh, janë angazhuar të japin mbështetjen e tyre. Unë ju siguroj që Gjermania do të vijojë të mbetet në krah të Shqipërisë”, tha presidenti gjerman.
“Gjermania ka qenë një partnere shumë e besuar. Besoj shumë fort se ndihma që do të jap Gjermania në procesin e negociatave, në hapjen e kapitujve, do të ishte shumë i mirëpritur dhe shumë i dashuruar.
Axhenda e mbështetjes gjermane ka filluar 30-vite më parë. Ëndrra për të qenë pjesë e Evropës ka nisur në vitet ‘90 dhe nuk mund të jepet për bonus nga askush, por si pasojë e punës tonë. Kjo vizitë e presidentit gjerman sot në Tiranë është tregues i mbështetjes së Gjermanisë në rrugën Evropiane”, tha Presidenti Begaj në konferencën e përbashkët për shtyp.
Nga ana tjetër presidenti gjerman vlerësoi progresin e arritur në procesin e integrimit në BE dhe inkurajoi Shqipërinë të vijojë në rrugën e nisur.
“Gjermania e ka parë përgjegjësinë e vet për të mbështetur reformën në drejtësi dhe për tu angazhuar në reformën territoriale.
Pas këtyre 30-viteve ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe dendësia e vizitave reciproke vitet e fundit tregon që interesi midis dy vendeve është rritur.
Vizita ime është një vizitë që vlerëson ato që keni arritur deri më tani dhe ju inkurajon të vazhdoni në rrugën e nisur”, tha Frank-Walter Steinmeier.
Gjithashtu ai u ndal dhe te Procesi Berlinit duke thënë: “Ne e përdorim Procesin e Berlinit për të përshpejtuar integrimin në Bashkimin Evropian, duke rritur fillimisht bashkëpunimin rajonal. Shpresoj që vendimet e miratuara të aplikohet sa më shpejt”.
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier nisi këtë të enjte një vizitë dyditore në Tiranë, duke u bërë presidenti i parë gjerman që viziton vendin në 27 vite.
Steinmeier u prit në Presidencë nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj.
Në ditën e dytë të vizitës së tij, Steinmeier do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të ndryshme. Është parashikuar që të ketë një takim edhe me Kryeministrin Edi Rama.
Steinmeier vjen në Tiranë në kuadër të udhëtimit të tij në Ballkan. Më herët ai ka qenë në Shkup. Fokusi i tij do të jetë tek mesazhet sa i takojnë rrugës së Shqipërisë në familjen europiane, puna që është bërë deri më tani dhe mesazhet për të ardhmen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje