Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në ditën e parë të vizitës në Tiranë, mbajti një fjalim në Kuvend.
Ai e vuri theksin tek reforma në drejtësi, ku tha se duhet të çojmë përpara këtë proces.
Një mesazh e pati edhe për qeverinë e opozitën ku u kërkoi që të punojnë së bashku për anëtarësimin në BE përtej llogoreve politike.
“Unë e di që rruga e Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të vijojë të jetë ambicioze. Ndaj ju lutem sot: Vazhdoni të punoni më tej në luftën kundër pengesave, punoni më tej në sprapsjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, vijoni me reformën në drejtësi. Dhe, punoni së bashku përtej llogoreve mes opozitës dhe qeverisë. Destinacioni ia vlen! Dhe – ashtu si deri më tani – mund të keni besim në mbështetjen e Gjermanisë!”
Ai përmendi edhe një tjetër lidhje mes dy kombeve, atë në futboll.
“Ka edhe një fushë tjetër ku gjen shprehje lidhja jonë e ngushtë, miqësia në futboll. Lojtarët shqiptarë e kanë pasuruar gjithmonë Bundesligën tonë me talentin e tyre, si Mërgim Mavraj apo Altin Rraklli apo edhe trajneri gjerman i Vllaznisë. Dhe kjo i çon marrëdhëniet tona para”.
“…Shqipëria, që aktualisht mban një përgjegjësi të veçantë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dëshmoi të jetë një partner i vendosur e i besueshëm. Kjo tregon, që ne mund të mbështetemi te Shqipëria, ashtu sikundër vendi juaj mund të mbështetet te Bashkimi Evropian! Kur vjen në Shqipëri, e ndjen: zemra juaj rreh për Evropën. Dhe kjo do t’ju ndihmojë të kapërceni pengesat, që keni ende para në
rrugën drejt BE-së, për këtë jam i sigurt. Sepse siç e thotë një shprehje e bukur shqiptare: Kur ke zemër, ke edhe krahë!” .”, tha ndër të tjera Presidenti i Gjermanisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje