Ilir Alimehmeti është tërhequr nga balotazhi për Tiranën përballë Belind Këlliçit. Ditën e sotme në një konferencë të përbashkët me Belind Këlliçin ai deklaroi se anëtarësia foli në favor të tij.
Alimehmeti tha se shenja e parë e qytetarisë është njohja e votës ndërsa tha se do të punojnë së bashku për zgjedhjet e 14 Majit.
“Jemi këtu në selinë e Partisë Demokratike më pak se 24 orë nga primaret kur anëtarësia shprehu me vonë kë do të donte kandidat të Bashkisë së Tiranës. Në respekt të votës së anëtarësisë jemi këtu që të flasim.
Të falenderojmë çdo vëzhgues për një proces që shkoi pa asnjë vërejtje. Kam qenë i bindur që ishte anëtarësia ajo që duhet të shmangej. Anëtarësia foli në favor të kandidatit Belind Këlliçi. Kjo është shenja e parë e qytetarisë. Të njohësh votën. Falenderoj këdo që më ka mbështetur. Do vazhdoj të punoj për ju për zgjedhjet e 14 Majit”, tha ai.
Këlliçi ka theksuar se pas 14 majit, ai do të jetë kryetar bashkie (nëse fiton në zgjedhje kundër Erion Veliajt), ndërsa Alimehmeti do të mbajë rolin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës.
“Kushdo që ka patur pritshmëri kam përshtypjet që dhe më optimistët janë të befasuar nga ky standard që vendoset për herë të parë në demokracinë shqiptare. Nuk ka qenë një fushatë e lehtë, apo garë e lehtë.
Ky është një ogur i mirë për klasën politike shqiptare dhe demokratizmin e forcave politike. Jam krenar që kam qenë pjesë e primareve. Ne sot do të adoptojmë garimin amerikan presidencial të garës. Unë kam kënaqësinë më të madhe sot të them që nuk jam më unë por jemi ne, të prezantoj Ilir Alimehemtin si krahun tim të djathtë në fushatë dhe nënkryatarin e bashkisë kur të fillojmë më 14 maj”, tha Këlliçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje