Gazeta Si – Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ngjallur polemika në Greqi me një deklaratë të tij, ku akuzon Athinën se ka mashtruar Europën me të dhënat ekonomike për t’u integruar në BE.
Sipas mediave greke, ky provokim ndaj Greqisë erdhi vetëm pak orë para takimit të dy kryeministrave në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Në intervistën e tij për “Euroacktiv”, Rama foli në prag të samitit të zgjerimit për tensionet rajonale dhe nevojën për të çuar përpara reformat për të garantuar autenticitetin e procesit të zgjerimit.
“Ne nuk duhet të harrojmë se procesi i integrimit është një proces i bazuar në njerëz dhe vlera. Ne duhet të bëjmë ‘detyrat e shtëpisë’, ky nuk është një provim që mund të ‘mashtrohet’. Edhe nëse profesorët janë shumë të gatshëm të të ndihmojnë të kalohet [… ] është në interesin e gjithësecilit për të marrë provimin…”, – u shpreh Rama.
Duke qëndruar te ky argument, kryeministri shqiptar heq një paralele me rastin e Greqisë.
“Kjo është për të mirën tonë, sepse ne duhet të kemi institucione që funksionojnë, – vijoi ai. – Jo siç bënin disa vende në të kaluarën, si një vend fqinj, Greqia për shembull, që mashtronte shumë. Ajo mori para nga Evropa, kaloi një periudhë luksi dhe më pas përfundoi shumë keq”, theksoi kryeministri Rama.
Lidhur me stabilitetin rajonal dhe ndikimin e Rusisë, Rama tha se është thelbësore që të mos tjetërsohet askush në rajon, madje edhe Serbia, e cila ka opinione publike pro-ruse dhe histori dhe prejardhje të ndryshme.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm për rrezikun… Ne nuk duhet të kontribuojmë në asnjë formë për tjetërsimin e Serbisë, ne duhet të angazhojmë Serbinë, – shtoi Rama. – Ka të bëjë me opinionin pro-rus, opinionin publik. Bëhet fjalë për histori të ndryshme, prejardhje dhe mënyra për të parë botën dhe njëri-tjetrin. Dhe e gjithë kjo e vështirëson shumë” situatën.
Dialogu midis Serbisë dhe ish-krahinës së saj të Kosovës është vendosur të jetë në krye të agjendës së samitit mes tensioneve në rritje të vazhdueshme. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç fillimisht anuloi vizitën e tij javën e kaluar, por më pas konfirmoi se do të marrë pjesë.
Pas 11 vitesh dialogu të udhëhequr nga BE dhe pak progres, të gjithë sytë janë te përpjekjet aktuale të udhëhequra nga SHBA dhe BE, me mbështetjen e Parisit dhe Berlinit. Për më tepër, tensionet e fundit janë shfaqur mes Prishtinës dhe Brukselit, për shkak të pretendimeve për ‘gabime’ dhe madje favorizime ndaj Serbisë nga BE-ja.
Por nuk do të jetë e lehtë, tha Rama, duke theksuar se Serbia ishte agresore në Kosovë gjatë sulmeve së saj në vitet 1998-99 dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë fakt.
“E vetmja mënyrë për ta rregulluar atë, është përmes dialogut, dialogut, dialogut… Zgjidhja është të shkëmbehet dialog pa u lodhur me kundërvënien e palës tjetër, derisa ta zgjidhet në një mënyrë ose në një tjetër”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje