Gazeta Si – Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis ka mbërritur në orët e para të mëngjesit në Tiranë për samitin e BE, por ai nuk do të udhëtojë të mërkurën për në Himarë, ndryshe nga sa ishte planifikuar më herët.
Sipas burimeve qeveritare, mediat greke raportojnë se udhëtimi për në Himarë dhe në zonat minoritare të jugut të Shqipërisë është shtyrë për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike.
Agjenda e tij e ngjeshur, parashikon një vizitë dy ditore në Shqipëri, ku të mërkurën (7 dhjetor 2022), duhej të udhëtonte në zonën minoritare të “Epirit e Veriut, konkretisht në Himarë, Livadhja (Finiq) dhe Dervician (Dropull)”, – shkruan gazeta “Prototema”.
Sipas tyre, Mitsotakis do të fluturonte me helikopter të tipit “Chinoook” nga Tirana në Himarë, por kjo është e pamundur gjatë ditës së sotme për shkak të kushteve atmosferike.
Çështja e detit, Mitsotakis optimist
Përtej perspektivës evropiane shqiptare, megjithatë, çështja kryesore që ekziston midis Athinës dhe Tiranës, është çështja e detit që do të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Pas mbërritjes në Tiranë, Mitsotakis u shpreh se është optimist për një marrëveshje për çështjen e detit dhe se pala shqiptare do të gjejë një zgjidhje për këtë.
“Do të gjejmë një marrëveshje për firmosjen e një dokumenti që të shkojmë në gjykatën ndërkombëtare. Jam optimist që edhe pala shqiptare do të bëjë pjesën e saj për të gjetur një zgjidhje”, tha ai.
Mitsotakis do të ketë mundësinë të flasë me homologun e tij shqiptar Edi Rama këtë mbrëmje në Tiranë.
Të dy e kanë përsëritur disa herë dhe kanë një marrëdhënie të mirë, ndonëse shumica e takimeve janë zhvilluar ose në Athinë ose në forume evropiane.
Dhe kjo sepse zoti Mitsotakis është edhe kryeministri i parë grek pas disa vitesh që viziton Shqipërinë.
Situata Serbi-Kosovë
I pyetur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ai u shpreh se palët duhet të bëjnë një hap pas në mënyrë që të finalizojnë një marrëveshje.
Gjithmonë kemi inkurajuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës që duhet të zhvillohet në mirëbesim nga të dyja palët. E kuptoj kompleksitetin e çështjes dhe jemi të vetëdijshëm për faktin që kjo çështje duhet të zgjidhet.
Në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet, palët duhet të bëjnë një hap pas. Do jetë e vështirë të bëjmë progresin e nevojshëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen europiane,” tha ai.
Vizita e parë si kryeministër në Shqipëri
Kreu i qeverisë i fundit që kishte qenë në Tiranë, ishte Kostas Karamanlis në vitin 2009, i cili mbante një marrëdhënie të ngushtë me homologun e tij të atëhershëm Sali Berisha, ndërsa në atë kohë kishte takuan edhe Ramën, asokohe kryebashkiakun e Tiranës, Edi Ramën.
Karamanlis ishte në tre ditët e 28 tetorit në fshatrat e minoritetit grek dhe u takua me mikun e tij të vjetër në fshatin Teriahat në Gjirokastër.
Rama, si organizator i amitit BE-Ballkani Perëndimor, do të organizojë mbrëmjen e të martës një darkë për liderët europianë që do të qëndrojnë në Tiranë, ku do të marrë pjesë edhe Mitsotakis.
Më herët, shefi i qeverisë greke do të ketë mundësinë të bisedojë me Kryepeshkopin e Shqipërisë, Anastasios, si dhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bairam Begaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje