Partitë Popullore Europiane dënuar sulmin ndaj Sali Berishës, por bie në sy se nuk I referohen si Kryetar i Partisë Demokratike, por si qytetar në protestën e 6 dhjetorit.
“Si PPE ne kemi mbrojtur gjithmonë të drejtat demokratike të lirisë së tubimit dhe lirisë së shprehjes. Çdo sulm kundër çdo demonstruesi paqësor duhet të dënohet dhe shkeljet të hetohen dhe të ndiqen shpejt nga autoritetet kompetente. Dhuna nuk është kurrë një mjet i pranueshëm në politikë”, thuhet në deklaratë.
PPE nuk janë pozicionuar në krizën e brendshme në PD që pas shpalljes Non Grata të Sali Berishës nga SHBA dhe duket se janë në pritje të vendimit të gjykatës së Apelit se kë do të njohë në krye të PD-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje