Politike

PPE dënojnë sulmin ndaj Sali Berishës si qytetar, por jo si kryetar i PD-së

Partitë Popullore Europiane dënuar sulmin ndaj Sali Berishës, por bie në sy se nuk I referohen si Kryetar i   Partisë Demokratike, por si qytetar në protestën e 6 dhjetorit.

“Si PPE ne kemi mbrojtur gjithmonë të drejtat demokratike të lirisë së tubimit dhe lirisë së shprehjes. Çdo sulm kundër çdo demonstruesi paqësor duhet të dënohet dhe shkeljet të hetohen dhe të ndiqen shpejt nga autoritetet kompetente. Dhuna nuk është kurrë një mjet i pranueshëm në politikë”, thuhet në deklaratë.

PPE nuk janë pozicionuar në krizën e brendshme në PD që pas shpalljes Non Grata të Sali Berishës nga SHBA dhe duket se janë në pritje të vendimit të gjykatës së Apelit se kë do të njohë në krye të PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë