Politike

32-vjetori i themelimit të PD, Basha uron demokratët: PD do të mbetet e re

Ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka uruar demokratët në kuadër të festimeve për 32-vjetorin e Partisë Demokratike.

Në mesazhin e tij Basha thotë se Partia Demokratike ka lindur e re dhe do të mbetet e re.

” Partia Demokratike ka lindur e re dhe do të mbetet e re, ka lindur europiane dhe do të mbetet europiane, ka lindur kombëtare dhe do të mbetet kombëtare, ka lindur mes sakrificash, e mbi sakrificat do të ngrihet më e fortë, ka lindur si shpresë e shqiptarëve për ndryshim dhe do të jetë sërish shpresa e tyre, ka lindur e madhe dhe do të bëhet edhe më e madhe, për Shqipërinë, për demokracinë.

Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike! Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë”, uroi Basha.

Mesditën e sotme grupimi i njohur si Basha-Alibeaj mban një aktivitet për ditëlindjen e PD, ndërsa pjesa e përfaqësuar nga Sali Berisha, mban një aktivitet pasditen e sotme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë