Të dielën (11 dhjetor) Partia Demokratike ka ditëlindjen. Ky është viti i dytë që festa e themelimit të partisë së parë opozitare në vend 32 vite më parë i gjen demokratët të ndarë.
Të dyja palët njoftojnë për festë. Enkelejd Alibeaj, që nuk ka seli, por prezantohet si kryetar i Komanduar i PD-së që pas dorëheqjes së Lulzim Bashës njofton për një takim festiv në hotel Tirana në orën 11.00 të paradites.

Pak me herët se të dilte ky njoftim në Facebook nga stafi i Alibeajt, Sali Berisha ndau ftesat për ceremoninë përkujtimore të 32 vjetorit të themelimit të forcës së parë opozitare në Shqipëri në orën 18.00 në Hotel Rogner.

Paralelisht, si Alibeaj edhe “Rithemelimi” i Berishës po vijojnë me prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, si edhe janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila do të thotë fjalën e fundit se kush prej tyre ka legjitimitetin në PD.
Këtë të shtunë Alibeaj shpalli kandidaturën e Dritan Sulës për bashkinë Dimal, ndërsa të dielën në disa bashki mbahet balotazhi i kandidatëve të Berishës në kuadër të primareve për zgjedhjen e kandidatëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje