Gazeta Si – Në Iran, një protestues i dytë, Majidreza Rahnavard, u ekzekutua mëngjesin e kësaj të hëne në Mashhad, me akuzën për vrasjen e dy “Basiji”, anëtarë të forcës paraushtarake të themeluar nga Ayatollah Khomeini.
Sipas Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut, të paktën 488 njerëz janë vrarë që nga fillimi i demonstratave në mesin e shtatorit. 18,200 persona të tjerë u arrestuan nga autoritetet.
Rahnavard ishte një mundës profesionist 23-vjeçar i dënuar për vrasjen me thikë të dy anëtarëve të forcave iraniane të sigurisë gjatë protestave në nëntor. Pasi arriti të arratisej, ai u arrestua dhe u dënua më 3 dhjetor nga prokurori i provincës Khorasan.
Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, Rannaëad u rrah rëndë në paraburgim, aq sa pësoi një thyerje të krahut gjatë arrestimit.
Ai u ekspozua më vonë në TV shtetëror, duke rrëfyer për vrasjet, sipas vëzhguesve dhe aktivistëve nën presionin e autoriteteve.
Ky është i burgosuri i dytë i ekzekutuar në lidhje me mobilizimin e dhunshëm popullor që shpërtheu pas vdekjes së Mahsa Aminit.
Javën e kaluar, autoritetet iraniane njoftuan ekzekutimin e Mohsen Shekarit, i cili u shpall fajtor për luftë dhe se kishte përdorur “armën e tij me qëllim për të vrarë, duke shkaktuar terror dhe për të prishur rendin dhe sigurinë e shoqërisë”.
Aktivistët kanë paralajmëruar se të paktën dhjetëra persona veçse janë dënuar me dënime me vdekje në seanca të mbyllura gjyqësore.
Mijëra iranianë kanë protestuar në mbarë vendin që kur Amini vdiq në shtator teksa ishte në paraburgim. Ajo po akuzohej nga autoritetet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.
Qeveria iraniane nisi shtypjen brutale, dhe shpesh vdekjeprurëse, të protestave. Ndërkaq, ligjvënësit kanë kërkuar dënime të ashpra për demonstruesit.
Protestat aktuale në Iran janë shndërruar në sfidën më të madhe për udhëheqjen e vendit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje