Politike

Rezultati i balotazheve/ Primaret në Dibër fitohen me një votë diferencë    

Balotazhi i primareve të PD-së për pesë bashki u mbyll të dielën me vetëm një rezultat të diskutueshëm.

Kandidat i PD-së në Bashkinë Dibër është zgjedhur Ismail Uka, me vetëm një votë diferencë nga rivali Besnik Alku që mori 565 vota

Alku nuk e pranon rezultatin pasi u numëruan 2 herë votat. Herën e parë dolën barazim ndërsa në të dytën Alku rezultoi me 1 votë më pak.

Në Mirditë u zgjodh Albert Mëlyshi me 528 vota, ndërsa kandidati tjetër Aleksandër Lala mori 332 vota.

Evdar Kodheli do të jetë kandidati i PD-së për Bashkinë e Fierit. Ai mori  579 vota kundrejt kandidati tjetër Artur Mahmutaj me 360 vota.

Për Bashkinë e Librazhdit do të jetë Shefki Çota. Ndërsa për Bashkinë e Matit fitues ka dalë Skënder Gjuci me 478 vota


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë