Balotazhi i primareve të PD-së për pesë bashki u mbyll të dielën me vetëm një rezultat të diskutueshëm.
Kandidat i PD-së në Bashkinë Dibër është zgjedhur Ismail Uka, me vetëm një votë diferencë nga rivali Besnik Alku që mori 565 vota
Alku nuk e pranon rezultatin pasi u numëruan 2 herë votat. Herën e parë dolën barazim ndërsa në të dytën Alku rezultoi me 1 votë më pak.
Në Mirditë u zgjodh Albert Mëlyshi me 528 vota, ndërsa kandidati tjetër Aleksandër Lala mori 332 vota.
Evdar Kodheli do të jetë kandidati i PD-së për Bashkinë e Fierit. Ai mori 579 vota kundrejt kandidati tjetër Artur Mahmutaj me 360 vota.
Për Bashkinë e Librazhdit do të jetë Shefki Çota. Ndërsa për Bashkinë e Matit fitues ka dalë Skënder Gjuci me 478 vota
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje