Politike

Ankimimi i Alibeajt, nis ‘lëvizja’ në Apel për fatin e PD

Pas disa shtyrjesh, sot në Gjykatën e Apelit të Tiranës ka nisur seanca për ankimimin e grupit të Enkelejd Alibeajt, lidhur me 2 Kuvendet e Partisë Demokratike.

Alibeaj kërkon regjistrimin e Statutit të 18 dhjetorit bashkë me ndryshimet e statutit në Kuvendin e 17 korrikut 2021 (kur Basha ishte kryetar).

Një ndër vendimet e rëndësishme të atij Kuvendi (18 dhjetorit) ishte përjashtimi nga partia e personave që janë “non grata” nga SHBA-të duke synuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Sali Berishën.

Në rast se gjykata do të pranojë ankimin e PD-së për të bashkangjitur dy kërkesat për ndryshimet statutore, atëherë “zhbëhet” Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 i Sali Berishës.

Ndërkohë avokati i PD, Rezart Kupthi, ka kërkuar sot të njihet me aktet e dosjes, për të verifikuar nëse provat e paraqitura në shkallën e parë janë bërë pjesë e fashikullit gjyqësor.

Av.Rezart Kthupi

Avokatit i është lënë 2 ditë kohë dhe seanca tjetër u caktua pas dy ditësh në 22 dhjetor.

Ndërkohë ndryshimet statutore të Kuvendit të Sali Berishës (11 dhjetorit), u regjistruan nga gjyqtari Agron Zhukri, i cili më 25 mars i kaloi PD-në Berishës.

Gjithashtu në Gjykatë është edhe ankimi i Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të Zhukrit për regjistrimin e statutit të Berishës.

Për këtë arsye, Gjykata sqaroi më parë se çdo pasqyrim në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës do të pritet sqarimi i çështjes në Apel, e cila do të ishte një vendim i formës së prerë që do vendosë për fatin e Partisë Demokratike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë