Bota

Zelenski në zonën e nxehtë të frontit të luftës: Nuk heqim dorë nga toka jonë

Gazeta Si – Të martën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski bëri një vizitë të papritur në Bakhmut, një qytet në frontin e luftës në Ukrainën lindore që konsiderohet të jetë vendi ku rezistenca e ushtrisë ukrainase po lufton më shumë.

Rusia ka përqendruar energji të mëdha në Bakhmut për të paktën dy muaj, me bombardime intensive dhe vendosjen e një sasie jo proporcionale burimesh, krahasuar me vlerën ushtarake që do të kishte pushtimi i tij.

“Faleminderit për guximin, qëndrueshmërinë dhe forcën tuaj në zmbrapsjen e sulmeve të armikut. Guximi juaj tregon se ne do të rezistojmë dhe nuk do të heqim dorë nga ajo që është e jona”, shkroi ai në Telegram, pasi vizitoi atë që ai e quajti “kështjellën Bakhmut”, qytetin në rajonin Donjeck, që forcat ruse janë përpjekur ta pushtojnë prej muajsh dhe për momentin, pika më e nxehtë e frontit.

Vizita e Zelenskit nuk ishte paralajmëruar dhe u konfirmua nga zëdhënësi i tij vetëm pasi ishte realizuar, kryesisht për shkak se ishte shumë e rrezikshme.

Është e qartë se ka një vlerë të fortë simbolike: Zelenski në thelb shkoi në vendin më të rrezikshëm në front, si për të treguar mbështetjen e tij për ushtarët që kanë luftuar për javë të tëra për të shmangur pushtimin e qytetit, dhe për të bërë të qartë se sulmet ruse deri më tani nuk kanë qenë të suksesshme, ose të paktën jo plotësisht. Zelenskij u dha medalje simbolike ushtarëve që takoi.

Zelensky ka vizituar më parë qytete të tjera të çliruara, së fundmi Hersonin dhe Izyumin. Pak civilë kanë mbetur tani në qytet, i cili kishte një popullsi prej 70.000 banorësh para luftës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë