Politike

Jo vetëm ministrat dhe ndërkombëtarët, kush shtohet tjetër në listë për të përdorur sallën VIP në Rinas

Jo vetëm ministrat. Jo vetëm ndërkombëtarët. Jo vetëm kryeministri.

Një vendim i Këshillit të Ministrave i ditës së kaluar ka shtuar listën e zyrtarëve të konsideruar VIP që kanë të njëjtat të drejta për të përdorur sallën e veçantë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Në listën e ceremonialit është shtuar kryeprokurori i SPAK, kryetari i Gjykatës Antikorrupsion në Tiranë, shefja e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Po ashtu të njëjtën pozitë të privilegjuar do të kenë dhe anëtarë të procesit të vettingut si shefat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, numri një i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe të gjithë komisionerët publikë si edhe të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushetuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë