Nga Gazeta ‘SI’ – Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti buxhetin e 2022-shit si buxheti i vjedhjeve të mëdha qeveritare në ndihmë të hajdutëve, referuar ministrave dhe vartësve të tyre.
“Keni vjedhur 122 miliardë lekë, keni vjedhur 30% më shumë se të gjitha rrogat që merren në Republikën e Shqipërisë, keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet. Kjo vjedhje është vetëm për 9 muajt e parë të 2022, nuk është për gjithë vitin. Keni vjedhur sepse 30% të tenderave i keni dhënë atij që keni dashur, pa garë. Kush shet energjinë me 40 euro dhe e riblen me 150 euro? Kush ndërton rrugën me 24 milionë euro km? Keni vjedhur sepse në një rast unik në botë, një kompani të cilës i janë arrestuar dhjetëra hajdutë, vazhdon të marrë çdo ditë 300 mijë euro, vetëm e vetëm se është kompania e Edi Ramës. Skap-i i Partisë nuk guxon ta bllokojë, nuk guxon ta konfiskojë”,- tha ish-kryeministri Berisha nga foltorja e Kuvendit.
Berisha përmendi dhe vjedhjen e 2.2 mld në Bitcoin, në Spanjë nga Amant Josifi, i cili, sipas tij është ndihmuar nga vëllai i kryeministrit Rama, që e ka dërguar atë të strehohet në Dubai, teksa kërkohet në Europë.
“Thuaju shqiptarëve kush e përcolli Amant Josifin në Dubai? Sa ditë u mbajt këtu fletëarresti për Josifin? Një javë u mbajt, derisa u nis në Dubai.”
Ai pyeti edhe për çmimin e dronëve të blerë nga Turqia, duke shtuar se edhe ato nuk tregohen sepse vidhen nga qeveria.
“Në qoftë se shqiptarët festojnë sot në këtë gjendje, festojnë sepse ju vidhni me valixhe dhe nuk ngopeni”, – e mbylli fjalën e tij ish-kryeministri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje