Bota

Brazil, parandalohet një atentat me kamion-bombë para betimit të presidentit Lula

Gazeta Si – Policia braziliane ka arrestuar një person me akuzën se kishte vendosur eksploziv në një kamion cisternë plot me karburant, i cili ndodhej pranë aeroportit të Brasilias.

Qëllimi i tij ishte krijimi i kaosit në vend përpara betimit të presidentit Luiz Inacio Lula da Silva të planifikuar për në 1 janar 2023.

Sipas raporteve të shtypit lokal, njeriu, emri i të cilit është George Ëashington de Oliveira Sousa, është një mbështetës i Jair Bolsonaro, presidenti i ekstremit të djathtë, i cili nuk e ka pranuar humbjen nga ish-presidenti progresiv.

Alarmi u ndez nga drejtuesi i kamionit që gjeti bombën përpara se Oliviera Sousa të arrinte ta shpërthente, duke lejuar kështu arrestimin e të akuzuarit për terrorizëm.

Kur u mor në pyetje nga policia, burri pranoi se bomba ishte pjesë e një plani për të “shpërthyer kaosin” dhe kështu “parandalimin e ardhjes së komunizmit në Brazil”.

Në konspiracion morën pjesë edhe mbështetës të tjerë të Bolsonaros, të cilët që nga dita e humbjes së presidentit të ekstremit të djathtë më 30 tetor, kanë protestuar përpara selisë së ushtrisë duke i kërkuar kësaj të fundit të ndërhyjë për të penguar rikthimin e Lulës në drejtimin e vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë