Politike

Debati në PD po rrezikon bastionet ende pa filluar fushata (Kamza me dy kandidatë dhe me hatërmbetje të tjera)     

Në Partinë Demokratike ka ende një debat të hapur për logon dhe vulën e partisë. Dhe deri sa gjykata të flasë, brenda saj do të kemi dy lista kandidatësh një nga “Rithemelimi” i Sali Berishës dhe një nga kryetari i komanduar me letra Enkelejd Alibeaj duke rriskuar zonat që dikur kanë qenë bastion i PD-së si rasti i Kamzës.

Në fillim të dhjetorit, primaret në Kamëz nxorën fitues Arjan Hoxhën.

Procesi aty u shoqërua me kontestime nga dy kandidatët e tjerë rivalë, Asllan Dogjani dhe Shemsi Premçi. Madje ky i fundit u pa në rresht të parë në takimin e organizuar nga Alibeaj.

Përpos debatit të brendshëm ku Hoxha mori rreth 2000 vota dhe Dogjani pak më shumë se gjysmën e këtij numri, Enkelejd Alibeaj në anën tjetër ka nxjerrë kandidatin e vet të prezantuar në një ambient lokali.

Ne foto: Bilbil Bajraktari duke u prezantuar per garen per Kamzen

    

“Takim i ngrohtë dhe miqësor me demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit, me shpresën dhe besimin e ndryshimit të nevojshëm jo vetëm për Kamzën, por në gjithë vendin.

Dhe këtë ndryshim mund ta sjellim vetëm ne.

Zgjidhjen nuk mund ta presim nga jashtë, padyshim që prej tyre presim mbështetjen dhe modelet e duhura. Por jemi ne ata që duhet të bashkohemi e të gjejmë zgjidhjet. Zgjidhje që vijnë nga njerëz me reputacion, njerëz me vizion, pro perëndimorë, të ndershëm e mbi të gjitha me dinjitet e parime, pikërisht si kandidati me të cilin Partia Demokratike do të garojë për Kamzën, z.Bilbil Bajraktari”, shkruan Alibeaj në Facebook duke e shoqëruar takimin prezantues edhe me kandidatin.

“Jemi të bindur se së bashku mund t’ia dalim që ti kthejmë pushtetin e tyre qytetarëve të bashkisë Kamëz”, shkruan Alibeaj, një premtim që sa duket do të mbetet vetëm në letër nisur nga situata brenda PD-së dhe ndasitë e kandidatëve me njeri tjetrin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë