Për herë të parë qysh prej shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe ndarjes së ngadalshme të PD-së, dreka e organizuar nga deputeti i PD-së, Xhelal Mziu ka ndryshuar rrjedhën duke i bërë të gjithë bashkë në një tavolinë.
Nga Berisha, Salianji, Vokshi, e deri tek Bardhi e Tabaku.
Në një ambient krejtësisht formal ku të gjithë në foto duken larg hatërmbejtjeve politike dhe përplasjeve me njeri tjetrin deputetët e PD-së janë parë bashkë.


Fotot i ka hedhur Jorida Tabaku e cila bashkëngjitur fotove ka përcjellë edhe dollinë që ka ngritur në atë tryezë dhe jo pa ironi.
“Një dolli për mendimin ndryshe; se të duash të ndryshosh për mirë nuk të bën as të shitur e as të blerë e as peng 🤣!”, shkruan Tabaku.
Në tryezën rreshtuar në forme katrore në qendër të saj është ulur Sali Berisha me deputetët e tij ndërsa anash në të djathtë të sallës shihet Ervin Salianji dhe Bujar Leskaj ndërsa në anën tjetër përballë deputetët e grupit “Alibeaj”, ku munguan Arbi Agalliu, Oriola Pampuri dhe Kreshnik Çollaku.
Drekës i munguan edhe ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj kryetar i komanduar.
Nga PD e Berishës drekuan:
Sali Berisha
Belind Kellici
Flamur Noka
Bujar Leskaj
Xhelal Mziu
Tomor Alizoti
Elda Hoti
Greta Bardeli
Lindita Metaliaj
Albana Vokshi
Kastriot Piroli
Kasem Mahmutaj
Oerd Bylykbashi
Luan Baci
Tritan Shehu
Isuf Celaj
Ina Zhupa
Edmond Spaho
Deputetët që drekuan dhe nuk mbështesin Berishën:
Ferdinand Xhaferaj
Gazment Bardhi
Jorida Tabaku
Dhurata Cupi
Andia Ulliri
Saimir Korreshi
Lefter Geshtenja
Helidon Bushati
Eralda Bano
Fatjon Veizaj
llda Dhori
Ervin Salianji
Merita Bakiu
Ramadan Likaj
Deputetët që nuk mbështesin Berishën dhe munguan:
Lulzim Basha
Enkelejd Alibeaj
Kreshnik Collaku
Flutura Açka
Dashnor Sula
Zheni Gjergji
Arbi Agalliu
Flamur Hoxha
Agron Gjekmarkaj
Emilja Koliqi
Petrit Doda
Orjela Nebiaj
Orjola Pampuri
Bledjon Nallbati
Seladin Jakupllari
Sali Berisha ka postuar foto nga kjo drekë, ku sigurisht ka mbajtur dhe ai një fjalim në “bashkim”. “Drekë në Fermën Uka e thirrur nga deputeti, Xhelal Mziu si fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së. Gëzuar!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Gazment Bardhit, i cili deklaroi se kjo drekë u keqpërdor për qëllime politike dhe shihet si një përpjekje dëshpëruese.
“Keqpërdorimi për qëllime politike i një dreke miqësore të organizuar nga kolegu Xhelal Mziu me rastin e festave të fundvitit, është akt dëshpërimi. Në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk zgjedhin dot njëri tjetrin. Ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik! Faleminderit kolegut Mziu për ftesën dhe Gëzuar Festat!”, shkruan Bardhi ne rrjetet sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje