Politike

Mediu mbledh strukturat: PR do të mbështesë një kandidat të opozitës   

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka mbledhur strukturat me qëllim daljen me një qëndrim për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Pas takimit, Mediu njoftoi se Partia Republikane do të mbështesë daljen e opozitës me një kandidat të vetëm në zgjedhje dhe daljen me lista të veçanta të këshilltarëve të partive opozitare.

“Bashkimi i PD në një kandidat të vetëm është jo vetëm interes politik i PD apo opozitës, por është interes kombëtar përballë regjimit antikushtetues dhe antinjerëzor të pushtetit të sotëm”, shkruan  Mediu në faqen e tij në Facebook.

“Takim me kryesinë e Partisë Republikane në përgatitje për zgjedhjet lokale, aktivin e gruas, aktivin e rinisë dhe Kongresin e Partisë Republikane.

Partia Republikane do të mbështesë daljen e opozitës me një kandidat të vetëm dhe daljen me lista të veçanta të këshilltareve të partive opozitare.

Është e rëndësishme bashkëpunimi i këshilltarëve me kandidatët për kryetar Bashkie”, citon Mediu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë