Politike

Rama takon Begajn për Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimin e ambasadorëve

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama zhvilloi mëngjesin e kësaj të premteje një takim me presidentin Bajram Begaj.

Kamerat filmuan makinën e kryeministrit në presidencë rreth orës 09:40 minuta.

Takimi mes Ramës dhe Begajt zgjati 40 minuta.

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, shkruan Rama pas takimit

Kryeministri Rama vazhdoi takimet me krerët e institucioneve dhe më pas me drejtuesit e qarqeve ku fokusi ishin zgjedhjet lokale të 14 majit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë