Politike

Fotot / Nga drejtimi i gishtit Ulsi Manjës, tek bisedat me njëri tjetrin, Rama mbledh ministra, drejtorë dhe zyrtarë të PS

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim jo fort të gjatë edhe me drejtorët e disa drejtorive të rëndësishme në vend në varësi të qeverisë, ministra te kabinetit qeveritar si dhe drejtues të PS-së në disa qarqe.

Përpos fotove të shkrepura, ku të gjithë shfaqen të buzëqeshur këtë fillm viti me njeri tjetrin, nuk pati ndonjë njoftim konkret mbi atë cfarë është diskutuar edhe pse dihet se fokusi kryesor i këtij viti do të jenë zgjedhjet lokale të cilat nuk janë larg.

Nga fotot e publikuara ajo që bie në sy është drejtimi i gishtit i kryeministrit Rama drejt ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Në bisedë është përfshire edhe Damian Gjiknuri.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë