Bota

Sulm me thikë në një stacion metroje në Paris, plagosen 6 persona

Gazeta Si – Rreth orës 6:40 të mëngjesit të së mërkurës, një burrë plagosi me thikë të paktën 6 persona në Paris në stacionin e trenit Gare du Nord. Policia e neutralizoi me të shtëna armësh dhe e arrestoi. Raportohet nga autoritetet se linja e metrosë punon normalisht.

Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin konfirmoi një pjesë të lajmit në Tëitter, të publikuar fillimisht nga mediat franceze dhe falënderoi policinë për ndërhyrjen e saj “efektive dhe të guximshme”.

Ende nuk dihet numri i personave të përfshirë dhe shkalla e plagëve. Një perimetër sigurie është vendosur rreth zonës ku ndodhi incidenti, por stacioni hekurudhor – gjithmonë shumë i mbushur me njerëz sidomos në mëngjes – vazhdon të funksionojë pavarësisht se disa trena u bllokuan dhe mbërrinin ose largoheshin me vonesë.

Nuk dihen arsyet e këtij gjesti, i cili shkaktoi një valë paniku mes pasagjerëve të trenit dhe metrosë. Për momentin nuk ka asnjë provë se sulmi është i natyrës terroriste: kështu thonë burime pranë hetimit, duke shtuar se pista terroriste nuk është ndër hipotezat e “privilegjuara” të hetuesve. Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim për tentativë vrasjeje të besuar në policinë gjyqësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë