Politike

Raporti/ Dualiteti në PD ndikoi në punën e Kuvendit, 22 deputetë heshtën për katër muaj (lista me emrat)     

Instituti i Studimeve Politike vlerëson në raportin e saj të radhës se Parlamenti pati aktivitet normal për periudhën shtator-dhjetor 2022

“Nga 23 nisma ligjvënëse vetëm një numër i vogël ishin realisht nisma serioze dhe individuale Jorida Tabaku (për investimet strategjike, për planifikimin e territorit, për koncensionet), Erjon Braçe (për bujqësinë), Petrit Vasili (për energjitikën), Agron Shehaj (për pronarët përfitues), etj). Disa prej akteve të qeverisë ndoqën procedurë të përshpejtuar dhe u pasuan me kritika serioze për qëllimet e tyre…

Kuvendi dështoi të krijojë një klimë besimi dhe dialogu politik.

Dy komisionet e posaçme, ai për reformën territoriale dhe ai për reformën zgjedhore nuk dhanë rezultate për shkak të përdorimit të vetos nga njëra palë politike, ndërkohë që nuk pati konsensus as për nismat e komisioneve hetimore dhe ato për trajtimin e të kaluarës.

Kuvendi pati vështirësi të përmbushë funksionin e tij zgjedhor dhe disa vende vakante, përfshirë Avokati i Popullit, nuk arritën të marrin zgjidhje as pas 7 muajsh procedurë parlamentare”, vlerëson raporti.

Jeta parlamentare, sipas ISP, u dobësua nga problematika brenda opozitës dhe vështirësia për identifikimin e saj në debatet, grupet dhe strukturat parlamentare.

“Dualiteti i opozitës reflektoi edhe funksione specifike të Kuvendit, siç janë funksionet zgjedhore, ato ligjvënëse dhe ato përfaqësuese”, nënvizon raporti.

“Në total 22 deputetë folën “me heshtje” gjatë katër muajve parlament, si dhe thuajse të njëjtët nuk morën pjesë as në diskutimet në komisionet parlamentare”, shkruan ISP duke renditur edhe emrat nga Edi Paloka e deri tek Tomor Alizoti.

Sipas ISP, deputetët me vlerësimin më të lartë në këtë sesion parlamentar ishin Jorida Tabaku (PD) dhe Erion Braçe (PS)

Grupi i PSD dhe PDIU ishin grupet më pak aktive në parlament, qarku Fier ishte më aktivi dhe qarku Shkodër më pak i përfaqësuari, gratë deputete ishin 6% më efikase, sesa deputetët burra.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë