Gazeta Si – Ka nis me debate seanca e Parlamentit pasditen e kësaj të hëne. Shkak është bërë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili kërkonte të fliste pafund.
Në një seancë ku mungonte kryeministri Edi Rama, Berisha nisi akuzat e tij ndaj qeverisë, duke denoncuar skandalin e vjedhjes së qindrave milionë eurove në banesën e ish-zyrtares Klosi nga pastruesja e saj.
“Ky Parlament është shndërruar në një dhunues të ligjeve të vendit. Për shkak të një personi që ka inkriminuar veten, ku Parlament funksionon në kundërshtim me çdo parim të një vendi të lirë. Ky Parlament u mohon deputetëve të drejtën kushtetuese. Kam paraqitur prej muajsh ligjin e heqjes së parashkrimit për kryeministrat. Në çdo Parlament tjetër kjo do të përshëndetej kur këtë e bën një ish-kryeministër. Ju nuk guxoni sepse i keni të mbushur dyshekët, lavatriçet me paratë e vjedhura”, tha Berisha.
Ndërkohë që ai vijoi “Më lejoni t’ju pyes, Niko më thuaj a ka ardhur Rozeta në shtëpinë tuaj ndonjëherë. Ku është Ballukja. Ne nuk kemi detyrë tjetër veçse kontrollin ndaj jush”.
“Ju bëni gjithçka të na bllokoni kontrollin. Thuaja Edi Ramës zonjë, të marrë fund kjo praktikë. Ju e dini që ai ka firmosur për të qenë kryetar i një organizate kriminale. Ai ka udhëtuar 137 herë më shumë se çdo sheik në botë me avion privat. Rregullat themelore të Parlamentit të mos i shkelësh. Ti je një zonjë, nuk më shkon mua të përdor këtë platformë. Unë merrem vetëm me Edi Ramën. Sepse ai i nis të gjitha këto. Tani me Facebook”, u shpreh Berisha, ndërsa kryeparlamentarja Nikolla ia mbylli mikrofonin.
Drejtuesja e seancës i dha fjalën kryetarit të grupit të PS-së, ndërsa punonjësit e gardës rrethuan Berishën. Mënjeherë më pas, seanca e Kuvendit u deklaruar e mbyllur. Por për mediat Berisha paralajmëroi nisjen e protestave.
“Tani ne kemi marrë edhe vendimet tona dhe ju do të i njihni ato dora dorës. Parlamenti është tribunë si e qeverisë, edhe e opozitës. E morët vesh ju aktin e fundit. A mund të imagjinoni në botë që kryeministri të marrë dhe të përjashtojë 4 deputetë të opozitës nga grupi parlamentar? Nuk mund të ndodhë në histori këtu, përveç se në Shqipëri. Atëherë ne do të ju përgjigjemi. Qytetarët që kanë votuar për opozitën do ti përgjigjen me të gjitha format demokratike. Një gjë ju garantoj, që nuk do të mund të kufizohet jashtë caqeve ligjore dhe kushtetuese fjala e opozitës në parlament”, theksoi Berisha. Seanca e radhës pritet të mbahet këtë të enjte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje