Politike

Alibeaj tërhiqet nga gjyqi për statutin e PD, Gjykata e Apelit vendos pushimin e çështjes

Gazeta Si – Pak orë para nisjes së gjykimit nga trupa e Gjykatës së Apelit, kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili mban dhe vulën e kësaj partie pas largimit të Lulzim Bashës, ka tërhequr ankimimin për statutin e Partisë Demokratike.

Pas kësaj tërheqjeje edhe Gjykata e Apelit vendosi ta pushojë çëshjten. Alibeaj kishte kërkuar që vendimet e dy kuvendeve të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit në vitin 2021 të bashkohen.

Përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa në një deklaratë për median i kërkoi Gjykatës së Apelit që ta shqyrtojë në themel këtë çështje.

“Dua t’ju njoftojë se PD ka hequr dorë nga ankimi i paraqitur për njohjen e pasqyrimit të ndryshimit e statutit të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit, për faktin e vetëm se ky proces është i një natyre proceduriale dhe nuk duam t’i japim argumente Gjykatës së Apelit për të shqyrtuar në themel çështjen kryesore për takimin për vendimmarrjen e gjyqtarit Xhukri. Ankimi është bërë që në mars, dhe nuk ka lidhje me ankimin e zotit Xhukri, – tha Sefa. – Ky është një hap i mirë që Gjykata e Apelit të gjykojë në themel të gjitha pretendimet tona, besojmë se do t’i heqë argumente Apelit dhe të marrë vendim në kohë sa më të shkurtër, para zgjedhjeve të 14 majit. Ne pretendojnë se të gjitha çështjet e paraqitura qëndrojnë dhe mund të bëhen pengesë për aktivitetin e PD, por tërheqja nga ankimi mund t’i shërbejë zgjidhjes së ngërçit juridik ku ndodhet PD. Për sa më lart i bëjmë thirrje gjykatës se tashmë nuk ka asnjë lloj pengese të shqyrtojë çështjen Zhukri”, ishin fjalët e avokatit Sefa.  

Si pasojë e tërheqjes, Gjykata e Apelit vendosi pak minuta më vonë të pushojë gjykimin e ankimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë