Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi është i mendimit se Partia e Lirisë nuk mund të luajë më rolin e king maker në Shqipëri. Sipas tij, PL shihet si shtojcë e foltores.
“Nuk mendoj se Partia e Lirisë mund të luajë më rolin e king maker në Shqipëri. E shikoj si një shtojcë të foltores apo si një plotësim të saj. Të dyja bashkë unë mendoj që bëjnë shumë më pak se rezultati që gjithë opozita e bashkuar e asaj kohe e Lulzim Bashës mori në vitin 2021”, tha ai.
Patozi tha se Qeveria rrëzohet shumë lehtë duke bërë të kundërtën e kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, nëse rrëzohet kryetarokracia, opozita do të ishte shumë më frymëzuese për qytetarët.
“Ne mund ta mundim Ramën shumë lehtë me kontrast , duke i kundërvënë rastin e kundërt. Opozita duhet të kishte një filozofi tjetër frymëzuese për shqiptarët, duhet të dilte jashtë strumbullarit të kryetarit që bën gati gjithçka dhe të tjerët nuk kanë asnjë vlerë, asnjë frymë.
Duke rrëzuar kryetarokracinë, duke filluar nga vetja këtë reformë, opozita do të ishte shumë më atraktive, shumë më frymëzuese për publikun që është lodhur me kryetarokracinë”, theksoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje