Politike

Ndryshimet për Kodin e ri Rrugor kalojnë për miratim në Kuvend

Pasi drafti nuk u miratua plotësisht në fund të dhjetorit, për shkaqe procedurale të ngritura nga Partia Demokratike, që është dhe një prej propozuesve të ndryshimeve të Kodit Rrugor, këtë të hënë(23 janar), anëtarët e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese votuan unanimisht pro kalimit të projektligjit në seancë plenare për të marrë dhe miratimin final.

Ndryshimet në kodin penal parashikojnë: Rritjen e shpejtësisë së lejuar deri në 130 km/h në disa akse rrugore. Leje drejtimi deri në moshën 70-vjeçare. Parkimet privat dhe publike të ndara 50%, sipas vendimit të këshillit bashkiak. Përgjysmim të gjobës për ata që e paguajnë brenda 15 ditëve, më tej nis kamatvonesa. Afati më parë ishte 5 ditë dhe ulja e gjobës ishte 20%.

Patrullat e policisë rrugore jo në çdo aks rrugor, vetëm në vende të caktuara që përbëjnë rrezik për lëvizjen mjeteve.

Ndryshimet në Kodin rrugor u propozuan nga Alibeaj dhe Balla.

Propozimet u depozituan në qershor të vitit të shkuar, në shtator kuvendi bashkoj nismat në një. Votimi i saj kërkon 84 vota.

PD në dhjetor nuk pranoi kalimin e draftit në Kuvend, për të mos e lidhur me votimin për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit që u votuan në seancën e fundit kuvendore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë