Pasi drafti nuk u miratua plotësisht në fund të dhjetorit, për shkaqe procedurale të ngritura nga Partia Demokratike, që është dhe një prej propozuesve të ndryshimeve të Kodit Rrugor, këtë të hënë(23 janar), anëtarët e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese votuan unanimisht pro kalimit të projektligjit në seancë plenare për të marrë dhe miratimin final.
Ndryshimet në kodin penal parashikojnë: Rritjen e shpejtësisë së lejuar deri në 130 km/h në disa akse rrugore. Leje drejtimi deri në moshën 70-vjeçare. Parkimet privat dhe publike të ndara 50%, sipas vendimit të këshillit bashkiak. Përgjysmim të gjobës për ata që e paguajnë brenda 15 ditëve, më tej nis kamatvonesa. Afati më parë ishte 5 ditë dhe ulja e gjobës ishte 20%.
Patrullat e policisë rrugore jo në çdo aks rrugor, vetëm në vende të caktuara që përbëjnë rrezik për lëvizjen mjeteve.
Ndryshimet në Kodin rrugor u propozuan nga Alibeaj dhe Balla.
Propozimet u depozituan në qershor të vitit të shkuar, në shtator kuvendi bashkoj nismat në një. Votimi i saj kërkon 84 vota.
PD në dhjetor nuk pranoi kalimin e draftit në Kuvend, për të mos e lidhur me votimin për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit që u votuan në seancën e fundit kuvendore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje