Gazeta Si – Sërish gjak në Kaliforni. Disa orë pas masakrës në sallën e kërcimit të Los Anxhelesit, një burrë hap zjarr dhe ka vrarë shtatë persona në zonën Half Bay Moon, në qarkun San Mateo, në jug të San Franciskos.
Vrasësi ndodhet polici, të cilët e gjetën në parkingun e një komisariati aty pranë. Ai është identifikuar si 67-vjeçari Zhao Chunli dhe viktimat sipas burimeve janë fermerë kinezë.
“Ai është ndalur pa probleme dhe i është gjetur arma. Nuk ka asnjë kërcënim për komunitetin”, thotë policia.
Chunli hapi zjarr në orët e para të pasdites në dy vende të ndryshme jo shumë larg njëri-tjetrit, një fermë kërpudhash dhe një kompani kamionësh. Nuk dihen ende arsyet e këtij akti dhe policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
JUST IN: A man opened fire on people at two separate locations in Half Moon Bay on Monday afternoon, killing seven.
— San Francisco Chronicle (@sfchronicle) January 24, 2023
A suspect has been taken into custody and identified as Zhao Chunli, 67, according to police.https://t.co/agp4Zxk9S2
Në Iowa, vriten dy nxënës
Dy nxënës meshkuj 18 dhe 16 vjeç u vranë dhe një burrë u plagos rëndë në një shkollë Des Moines, Starts Right Here, e cila ndihmon të rinjtë në rrezik.
I plagosuri u identifikua si 49-vjeçari William Holmes – një reper, i njohur me emrin e tij artistik Will Keeps, i cili braktisi një jetë të dhunshme dhe iu përkushtua të rinjve në Des Moines.
Ekipet e urgjencës u thirrën pak para orës 13:00 të së hënës. Oficerët mbërritën dhe gjetën dy studentë të plagosur rëndë.
Dy djemtë, të cilët nuk janë identifikuar, kanë ndërruar jetë në spital. Rreth njëzet minuta pas të shtënave, tre të dyshuar janë arrestuar.
Dy mbeten në paraburgim policor; i treti, 18-vjeçari Preston Walls, nga Des Moines, akuzohet për dy akuza për vrasje dhe një akuzë për tentativë vrasje.
Walls ishte në provë të mbikëqyrur, duke hequr një byzylyk të kyçit të këmbës 16 minuta përpara se të shkonte në Starts Right Here dhe të përballej me dy viktimat. Sipas agjentëve, të shtënat janë të lidhura me një larje hesapesh mes bandave rivale.
Biden në Kongres: Veproni menjëherë për armët
Në një shënim të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka bërë një apel Kongresit që “të veprojë shpejt dhe të sjellë në tryezën time ndalimin e armëve sulmuese”, një ligj që ndalon armët sulmuese.
Mesazhi i referohet masakrës në Monterey Park, një periferi e Los Anxhelesit, e cila ndodhi të shtunën mbrëma, në të cilën 11 persona u vranë dhe nëntë u plagosën, në një sulm që ndodhi në një festë të Vitit të Ri Kinez.
Në të njëjtat orë që Biden nisi apelin e tij në Kongres, një tjetër masakër ndodhi në Kaliforni, këtë herë në jug të San Franciskos.
Cnn: 36 të shtëna masive që nga fillimi i vitit
Nga fillimi i vitit deri dje, e hënë 23 janar, pra në pak më shumë se tre javë, janë regjistruar 36 të shtëna masive në Shtetet e Bashkuara.
Asnjëherë kaq shumë deri më sot.
Të shtënat në Monterey Park, Kaliforni, që vranë 11 njerëz të shtunën mbrëma, ishin më vdekjeprurësit që nga masakra e Uvalde në maj 2022, sipas CNN.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje