Bota

Korrupsioni, zv.ministri i Mbrojtjes i Zelenskit dhe shefi i stafit japin dorëheqjen

Gazeta Si – Presidenti Volodimir Zelenski ka njoftuar ndryshime të personelit në administratën publike (në nivele të larta dhe të ulëta) pas skandalit më të keq të korrupsionit në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Presidenti nuk përmendi emra. Aleatët e qeverisë kanë folur për persona të arrestuar.

Zelenski njoftoi një kufizim ndaj udhëtimeve jashtë Ukrainës nga zyrtarët publikë.

Ndërkohë Kyrylo Tymoshenko, zëvendës shefi i shtabit të tij presidencial, njoftoi këtë të martë në Telegram se i kishte kërkuar Zelenskit dorëheqjen.

“Falënderoj presidentin për besimin dhe mundësinë për të bërë vepra të mira çdo ditë dhe çdo minutë”.

Policia kundër korrupsionit arrestoi të dielën zëvendësministrin e Infrastrukturës, i dyshuar për marrje ryshfeti prej 400,000 dollarësh në një furnizim gjeneratorësh nga jashtë shtatorin e kaluar.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Viatcheslav Shapovalov njoftoi gjithashtu dorëheqjen e tij, pas një hetimi gazetaresk që nxori në pah raste të korrupsionit në furnizimet me ushqime për ushtrinë.

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Oleksei Simonenko është larguar gjithashtu nga detyra.

Ukraina ka një histori korrupsioni dhe në vitin 2021, “Transparency International” e ka renditur vendin në 122 nga 180 vende në renditjen e shteteve të korruptuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë