Sport

Olimpiada Paris 2024, Shtëpia e Bardhë: Stop sportistëve rusë dhe bjellorusë!

Gazeta Si – SHBA-të mbështesin bllokimin e sportistëve rusë dhe bjellorusë për Olimpiadën e Parisit 2024. Këta sportistë nuk mund të përfaqësojnë vendet e tyre në këtë event.

Qëndrimin e ka bërë të qartë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katerine Jean-Pierre. Nëse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të lejojë sportistët rusë dhe bvjellorusë të marrin pjesë, “përdorimi i flamujve, emblemave dhe himneve zyrtare ruse dhe bjelloruese duhet të jetë i ndaluar”, – ka thënë ajo.

Katerine Jean-Pierre, zedhenesja e Shtepise se Bardhe. Gazeta Si, 3 shkurt 2023

Jean-Pierre ka kujtuar se SHBA-të kanë kërkuar “pezullimin e organeve qeveritare kombëtare të sportit të Rusisë dhe Bjellorusisë nga federatat sportive ndërkombëtare. Po ashtu, është kërkuar pezullimi i individëve që janë në një linjë me shtetet e tyre, duke përfshirë edhe funksionarë qeveritarë që kanë pozicione influence në federatat sportive ndërkombëtare”.

Zëdhënësja ka shtuar më tej se SHBA-të kanë inkurajuar organizatat sportive kombëtare dhe ndërkombëtare të pezullojnë transmetimet e kompeticioneve sportive në Rusi dhe në Bjellorusi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë