Politike

Berisha: Referendum për reformën në drejtësi, gjykata na njeh ne legjitimë në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit ne vend që përfshijnë jo vetëm dosjen McGonigal por edhe arrestimin e ish-shefes se kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi.

“Për Arben Tigrin, Sali Berisha dhe opozita ka folur më shumë se për çdokënd tjetër.

Por Arben Tigri është nën mbrojtjen e plotë të SKAP-it dhe Edi Ramës.

Sepse një qime floku po i lëvizi atij, bie Edi Rama dhe vetë SPAK-u që është i përvëluar nga paratë e inceneratorëve.

Sali Berisha dhe opozita nuk do kursejë asnjë njeri në këtë përpjekje”, tha ndër radhë Berisha. Për herë të parë klryertari i PD-së foli për referendum lidhur me reformën në drejtësi.

“Reformimi i sistemit të drejtësisë, nxjerrja e tij jashtë reformës së Xhorxh Sorosit, që e kam cilësuar se është një nga aktet më madhore të korrupsionit ndërkombëtar, ajo do ndodhë.

Nuk ka deklaratë që mund të maskojë dështimin e plotë të kësaj reforme.

Kjo ndërhyrje do fillojë me një referendum popullor. Më pas në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare, ne do ndërhyjmë me reformë të thellë në këtë sistem, që t’ia kthejmë drejtësinë ligjit, që ajo të jetë e pavarur nga guvernatorë dhe mafia ndërkombëtare”, tha ai. Berisha foli edhe për zgjedhjet dhe debatin kryesor që ndjek cdo proces, vota.

 “Edi Rama është armik i egër i votës. E gjithë beteja jonë është largimi i tij nga pushteti. Unë e konsideroj akt patriotik vendimin e çdo emigranti dhe qytetari të diasporës të vijë dhe të votojë në Shqipëri.

Ne do bëjmë gjithçka që të votoni në vendet ku jetoni për zgjedhjet në Shqipëri.

Beteja jonë do të vazhdojë deri në fitoren tonë”, tha ai.

Më tej, ai u ndal tek debati i ditës.

“Çështja McGonigal nuk do të kalojë kurrë si të tjerat. Kjo është një çështje që ka tronditur thellë opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar.

Çështja McGonigal është simbol i veprimeve më të zeza që një mafie ndërkombëtare ndërmerr ndaj një vendi. Jo më për asgjësimin e dy-tre personave, por të pluralizmit politik.

Të gjithë ata që u implikuan në këtë operacion të turpshëm, do marrin vendin që meritojnë.

Ne jemi të vendosur të bëjmë një betejë të pamposhtur për të nxjerrë në dritë çdo fakt të këtij skandali.

Jemi vendosur të informojmë komisionin hetimor në SHBA, për veprimtarinë kriminale, antidemokratike dhe antikushtetuese të McGonigal dhe të çdo diplomati që ka vazhduar veprën e zezë të shkatërrimit të opozitës”.

Berisha tha gjithashtu se gjykata njeh atë kryetar.

“Vendimi i 25 marsit, që njeh legjitim dhe në përputhje me Kushtetutën, Kuvendin e 11 dhjetorit, është vendim që në çdo vend të lirë të planetit, ka vetëm një kuptim: regjistrimin në regjistrin e forcave politike.

Çdo vendim tjetër është antikushtetues dhe antiligjor.

Nëse Ali Basha ka pasur një të dhënë, një objeksion për vendimin e gjykatës, ai kishte të drejtë të hapte proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës, por ai nuk mund të bëhej palë kurrë në një proces ku nuk ishte palë.

Kështu që bërja palë e Alibashës me ndërhyrjen direkte dhe të fuqishme të Edi Ramës, dhe të McGonigal-it me fustan, siç e ka pohuar vetë, është një akt antikushtetues, antiligjor”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë