Sport

Fantastike Distria Krasniqi, fiton medalje të artë në Paris

Gazeta Si – Distria Krasniqi arrin një tjetër sukses. Xhudistja kosovare ka fituar medaljen e artë në Grand Slam-in, që po zhvillohet në Paris. Ajo triumfoi në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në finale kampionia olimpike mundi hungarezen Reka Pup.

Distria Krasniqi feston me shqiponje pas suksesit. Gazeta Si, 4 shkurt 2023

Në raundin e dytë Distria Krasniqi kishte eliminuar spanjollen Marina Kastelo Diez, kurse në çerekfinale eliminoi mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren. Në këtë rast kosovarja fitoi me ‘ippon’, rezultati më i lartë në xhudo.

Pastaj në gjysmëfinale Krasniqi fitoi me dy ‘waza-ari’ ndaj francezes Amandine Bushard. Në finale ajo ia doli të fitojë medaljen e artë, duke shënuar një tjetër sukses për Kosovën në xhudo. Medaljen e artë sportistja e ka festuar duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare në Paris.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë