Politike

Meta i ankohet ambasadorit të OSBE për PD: Po e bllokojnë regjistrimin e saj në mënyrë të paligjshme  

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi një takim me  Ambasadorin e ri të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasador Guido De Sanctis, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Meta i është ankuar ambasadorit të OSBE për disa problematika para zgjedhjeve duke përmendur edhe ankesën se regjistrimi i PD po bllokohet në mënyrë të paligjshme.

“Ndava me Ambasadorin De Sanctis:

1. Shqetësimet lidhur me situatën parazgjedhore e në mënyrë të veçantë mbi presionet dhe shpërdorimin e administratës publike në funksion të qëllimeve elektorale të qeverisë.

2. Ecurinë shumë problematike të Reformës Zgjedhore, e në veçanti të punës së Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili për shkak të vullnetit negativ të mazhorancës nuk po adreson çështjet thelbësore që kanë dëmtuar rëndë standardin e zgjedhjeve.

3. Bllokimin e paligjshëm të regjistrimit të PD-së për shkak të kapjes së gjykatave nga kryeministri.

4. Uzurpimin e veprimtarisë së Parlamentit për shkak të akteve antikushtetuese të maxhorancës duke penguar komisionet hetimore, interpelancat, debatin parlamentar, pra kontrollin dhe llogaridhënien nga Parlamenti.

Në veçanti e njoha me të gjitha projektligjet e Partisë së Lirisë, të cilat janë bllokuar me arrogancë nga mazhoranca, në kundërshtim me rregulloren dhe procedurat e Parlamentit”, shkruan Meta në Facebook rreth takimit të zhvilluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë