Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi një takim me Ambasadorin e ri të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasador Guido De Sanctis, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Meta i është ankuar ambasadorit të OSBE për disa problematika para zgjedhjeve duke përmendur edhe ankesën se regjistrimi i PD po bllokohet në mënyrë të paligjshme.
“Ndava me Ambasadorin De Sanctis:
1. Shqetësimet lidhur me situatën parazgjedhore e në mënyrë të veçantë mbi presionet dhe shpërdorimin e administratës publike në funksion të qëllimeve elektorale të qeverisë.
2. Ecurinë shumë problematike të Reformës Zgjedhore, e në veçanti të punës së Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili për shkak të vullnetit negativ të mazhorancës nuk po adreson çështjet thelbësore që kanë dëmtuar rëndë standardin e zgjedhjeve.
3. Bllokimin e paligjshëm të regjistrimit të PD-së për shkak të kapjes së gjykatave nga kryeministri.
4. Uzurpimin e veprimtarisë së Parlamentit për shkak të akteve antikushtetuese të maxhorancës duke penguar komisionet hetimore, interpelancat, debatin parlamentar, pra kontrollin dhe llogaridhënien nga Parlamenti.
Në veçanti e njoha me të gjitha projektligjet e Partisë së Lirisë, të cilat janë bllokuar me arrogancë nga mazhoranca, në kundërshtim me rregulloren dhe procedurat e Parlamentit”, shkruan Meta në Facebook rreth takimit të zhvilluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje