Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar të martën në mbrëmje se në aplikacionin ‘Aktiv1st” një platformë e krijuar dhe e menaxhuar nga subjekti politik, Partia Socialiste, janë të regjistruar 32 prokurorë dhe efektivë policie.
“Pak para minutash me erdhi lista e pafundme e aktivistëve që kanë marrë aplikacionin “Aktiv1isti”. Cilido që lexon këtë listë konstaton se kemi të bëjmë me një përpjekje kriminale për të shndërruar administratën në një seksion të PS.
Kjo listë ka 32 prokurorë, kjo është reforma e Sorosit, kjo listë ka me dhjetëra dhe qindra policë, kjo është policia e Edi Ramës.
Ky duhet të largohet një orë e më parë dhe të dërgohet aty ku e ka vendit”, tha Berisha i ftuar në emisionin “Debat” në A2CNN.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje