Politike

Berisha: Pjesë e ‘Aktiv1stit’, 32 prokurorë e policë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar të martën në mbrëmje se në aplikacionin ‘Aktiv1st” një platformë  e krijuar dhe e menaxhuar nga subjekti politik, Partia Socialiste, janë të regjistruar 32 prokurorë dhe efektivë policie.

“Pak para minutash me erdhi lista e pafundme e aktivistëve që kanë marrë aplikacionin “Aktiv1isti”. Cilido që lexon këtë listë konstaton se kemi të bëjmë me një përpjekje kriminale për të shndërruar administratën në një seksion të PS.

Kjo listë ka 32 prokurorë, kjo është reforma e Sorosit, kjo listë ka me dhjetëra dhe qindra policë, kjo është policia e Edi Ramës.

Ky duhet të largohet një orë e më parë dhe të dërgohet aty ku e ka vendit”, tha Berisha i ftuar në emisionin “Debat” në A2CNN.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë