Në momentin kur e gjithë vëmendja e republikanëve është fokusuar te rikandidimi i Donald Trump, një tjetër emër ka dalë në skenën brenda kampit të së djathtës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Është pikërisht Nikki Haley, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ambasadore në OKB, ka shpallur zyrtarisht këtë të martë kandidimin për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në Shtetet e Bashkura të Amerikës.
Ajo do të sfidojë kështu në garën brenda republikanëve ish-shefin e saj Donald Trump. Kandidimin, Haley e bëri vetë publike në rrjetet sociale, duke i shpallur kështu “luftë” Trump.
“Është koha për një gjeneratë të re lidershipi – për të rizbuluar përgjegjësinë fiskale, për të siguruar kufirin tonë dhe për të forcuar vendin, krenarinë dhe qëllimin tonë”, shprehet ajo në video.
Get excited! Time for a new generation.
— Nikki Haley (@NikkiHaley) February 14, 2023
Let’s do this! 👊 🇺🇸 pic.twitter.com/BD5k4WY1CP
Disa vite më parë ishte vetë ajo që ajo deklaroi se bashkëshorti i saj, Michael Haley, është me origjinë shqiptare dhe se kjo e bënte atë të ishte shumë më pranë shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, duke u përpjekur që kjo e fundit të sigurojë njohjen e plotë të shtetit më të ri të Ballkanit.
Të mërkurën, 51-vjeçarja pritet të prezantojë përmes një fjalimi në Charleston të Karolinës së Jugut planet për fushatën e saj presidenciale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje