Bota

Burrin me origjinë shqiptare, Nikki Haley shpall kandidaturën për presidente të SHBA-ve

Në momentin kur e gjithë vëmendja e republikanëve është fokusuar te rikandidimi i Donald Trump, një tjetër emër ka dalë në skenën brenda kampit të së djathtës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Është pikërisht Nikki Haley, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ambasadore në OKB, ka shpallur zyrtarisht këtë të martë kandidimin për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në Shtetet e Bashkura të Amerikës.

Ajo do të sfidojë kështu në garën brenda republikanëve ish-shefin e saj Donald Trump. Kandidimin, Haley e bëri vetë publike në rrjetet sociale, duke i shpallur kështu “luftë” Trump.

 “Është koha për një gjeneratë të re lidershipi – për të rizbuluar përgjegjësinë fiskale, për të siguruar kufirin tonë dhe për të forcuar vendin, krenarinë dhe qëllimin tonë”, shprehet ajo në video.

Disa vite më parë ishte vetë ajo që ajo deklaroi se bashkëshorti i saj, Michael Haley, është me origjinë shqiptare dhe se kjo e bënte atë të ishte shumë më pranë shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, duke u përpjekur që kjo e fundit të sigurojë njohjen e plotë të shtetit më të ri të Ballkanit.

Të mërkurën, 51-vjeçarja pritet të prezantojë përmes një fjalimi në Charleston të Karolinës së Jugut planet për fushatën e saj presidenciale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë