Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi mesditën e së martës Rumaninë.
Sipas informacioneve të Institutit Kombëtar për Fizikën e Tokës (INFP), tërmeti ndodhi në qarkun Gorj, Oltenia, në orën 15:16 (ora e Rumanisë), në një thellësi prej 6.2 km.
Inspektorati i Përgjithshëm i Situatave Emergjente tha menjëherë pas ngjarjes se nuk është marrë asnjë thirrje emergjente dhe nuk raportohet për dëme materiale apo viktima.
Ky është tërmeti i dytë me intensitet mesatar që goditi Rumaninë këtë javë, pas atij me magnitudë 5.2 që ndodhi në të njëjtin rajon të hënën, më 13 shkurt.
Por mësohet se tërmeti është ndjerë në disa shtete, duke përfshirë edhe ato të rajonit të Ballkanit si: Bullgari, Bosnje dhe Herzegovinë, Kroaci, Hungari, Kosovë, Mali i Zi, Sllovakia dhe Serbi.
Ndërkohë që Shemsi Mustafa, eksperti i Rrjetit sizmologjik i Kosovës shprehet se lëkundjet e tokës janë ndjerë në Kosovë për shkak të fuqisë së çliruar nga tërmeti në Rumani.
“Ju lutemi. Mos të krijohet panik tek qytetarët, me tituj me të dhëna jo të sakta. Në Kosovë nuk kishte tërmet. Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km”, ka shkruar ai në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje